75 Mall Live Search
11:43 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bankroton kompania amerikane e veshjeve “Forever 21”

Ka bankrotuar kompania e famshme amerikane “Forever 21”, e cila ka hedhur në tregu rroba kryesit për adoleshentë. Tashmë një muaj është përfolur në media për bankrotimin e kësaj kompanie, mirëpo sot në mëngjes kompania i ka publikuar edhe dokumentet zyrtare që tregojnë dështimin e kësaj kompanie.

Kjo kompani synon që të mbyllë 178 dyqane prej 800 nga sa janë gjithsej, megjithëse u tha në një letër klientëve se “ vendimet për të cilat do të mbyllen dyqanet e brendshme janë në vazhdim e sipër në pritje të rezultatit të bisedave të vazhdueshme me pronarët.

“Sidoqoftë ne presim që një numër i konsiderueshëm i këtyre dyqaneve të mbetet i hapur dhe të funskionojë si zakonisht dhe nuk presim të dalim nga ndonjë treg i madh në SHBA”, ka njoftuar kompania./Indeksonline/