Jonida Vokshi ka një falënderim të veçantë për suksesin me projektin e fundit
Filmi shqiptar “Open Door” apo “Dera e hapur” e mbylli rrugëtimin e tij në Festivalin e Filmit të 25-të në Sarajevë, kryesisht me kritika pozitive.
Ky film e trajtonte si tematikë jetën patriarkale të shoqërisë shqiptare.
Historia e filmit na tregon rrugëtimin e dy motrave. Rudina dhe Elma shkojnë te babai i tyre në fshat, tek e shkuara, fëmijëria e tyre. Motra e vogël kthehet shtatzënë dhe e pamartuar, nga Italia. Pas shumë peripecish dhe një mori marrëdhëniesh midis tyre, në një moment në histori ato i lidh e shkuara dhe i bën bashkë derisa ja dalin të shkojnë të babai i tyre në fshat.
Aktorja Jonida Vokshi luan rolin e Elmës. Ajo i është falënderuar të gjithëve për sukseset dhe besimin e dhënë për të qenë pjesë e këtij projekti filmik. /Indeksonline/