Ballist Morina me reagim epik pas koreografisë së tifozëve të Tiranës
Tifozët e Tiranës kanë shpalosur një koreografi që ka krijuar debat të madh në mediat shqiptare.
Ata kanë paraqitur disa partizanë të varur me litarë gjatë derbit të kryeqytetit shqiptar, shkruan Indeksonline.
Kjo koreografi i ka mbetur në qejf tifozit të famshëm të Kombëtares shqiptare, Ismail Morina – Ballisti.
“Perlë” e ka quajtur Morina koreografinë e “Capital Crew” në ndeshjen ku Partizani fitoi me rezultat 2:1.
Kujtojmë që gjatë Luftës së Dytë Botërore, partizanët dhe ballistët kanë qenë të ndarë në fronte të ndryshme. /IndeksOnline/
