E veshur me të kuqe, Rita Ora shkëlqen nga Parisi
Këngëtarja shqiptare me fame botërore Rita Ora njihet për sukseset e saj në arenën ndërkombëtare me këngët e saj, që po korrin sukses të madh, shkruan Indeksonline.
 
 Ajo në asnjë rast nuk ka hezituar ta paraqesë hapur prejardhjen e saj shqiptare, qoftë përmes veshjes ose deklaratave të ndryshme. 
 
 Këtë herë, Rita ka pozuar nga Parisi, e veshur tërësisht me të kuqe duke paraqitur një dukje mjaft të freskët.
 
 Kujtojmë që Rita në secilën paraqitje të saj shkëlqen me pamjen, duke mos i zhgënjyer miliona fansat e saj. /Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                