Shkaku i zgjedhjeve nuk do të ketë ndeshje të Superligës të dielën
Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që të mos e caktoj asnjë ndeshje të Superligës të dielën.
Kjo pasi që në ditën e fundit të javës do të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.
Indeksonline mëson se për shkak të mungesës së sigurisë nëpër stadiume, duke qenë se forcat policore janë të fokusuara në zgjedhje, ndeshjet do të luhen të shtunën dhe të hënën.
FFK-ja pritet ta zyrtarizoj orarin e javës së 8-të të martën. /Indeksonline/