75 Mall Live Search
16:55 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Në gjendje më të vështirë Vëllaznimi nuk ka qenë as në luftë”

Skuadra e Vëllaznimit po përjeton krizë të jashtëzakonshme. Gjakovarët përveç që kanë problem financiare, po vuajnë edhe për rezultate pozitive.

Në fundjavë, Vëllaznimi u mposht 2-0 në shtëpinë e vet nga Malisheva, dhe pas 6 javësh është i fundit në tabelë me vetëm 3 pikë.

Ish presidenti Agim Cana, ka një kohë të gjatë që nuk është paraqitur në klub dhe tani barra po bie mbi komunën që të shlyej borxhet ndaj futbollistëve.

Ish presidenti i Vëllaznimit, Shkëlzen Gashi, është rikthyer këtë javë nga Gjermania për të parë gjendjen e skuadrës.

“Në gjendje më të vështirë Vëllaznimi nuk ka qenë as në luftë. Unë ia kam dorëzuar postin Agim Canës por ai edhe pse morri 90 mijë euro nga komuna, nuk bëri asgjë të mirë në klub. Duhet të takohemi me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin për të shikuar mundësinë si ta ndihmojmë Vëllaznimin” deklaroi për Gashi për Indeksonline.

“Kuqezinjtë” sivjet po luajnë me futbollistë juniorë kryesisht dhe disa lojtarë si Yll Myrta e Samir Sahiti që më tepër se për përfitim parash janë kthyer që të ndihmojnë ekipin. /Indeksonline/