75 Mall Live Search
18:46 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trepça’89, sfida vendimtare për të ardhmen e Xhengiz Rexhepit te Dukagjini

Dukagjini nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e sivjetmë në Superligë.

Skuadra nga Klina ka fituar vetëm 1 pikë nga 21 të mundshmet, ndërsa në 7 ndeshjet e fundit kanë pësuar 7 humbje.

Trajneri Xhengiz Rexhepi ka dekluar se ndeshja e ardhshme kundër  Trepçës’89 do të jetë “jetë a vdekje” për Dukagjinin.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Rexhepi ka përkrahjen e plotë të kryesisë së Dukagjinit pavarësisht rezultateve negative, por ekziston mundësia që vetë trajneri të mos pranoj vazhdimin e punës në Klinë nëse ekipi nuk arrinë rezultat pozitiv në ndeshjen e ardhshme.

Sfida me Trepçën’89 zhvillohet të mërkurën nga ora 14:30. /Indeksonline/