Vetëvendosje në Gjilan me flamuj të Kosovës dhe Dardanisë
Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur tubimin e saj në qytetin e Gjilanit, ku është pritur nga shumë qytetarë.
Përveç flamurit ‘Kuq e zi’ që dominonte, disa qytetarë kishin marrë edhe flamurin e Kosovës dhe atë të Dardanisë, shkruan Indeksonline.
Kjo parti politike kishte marrë shumë kritika në fillim të fushatës pasi që në tubimet e saja mungonte flamuri i Kosovës. Por tash në tubimet e fundit po vërehet edhe flamuri i Kosovës.
Kryetari i këtij subjekti e kishte quajtur flamurin e Kosovës ‘lara-lara’ dhe se nëse do të vinte në pushtet do të shikonte mundësinë që ta ndryshonte atë./Indeksonline/