Derbi mbyllet pa fitues
Manchester United dhe Arsenal kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e fundit të javës së 7-të në Premier League.
Në pjesën e parë ndeshja ishte goxha monotone, por vendësit arritën të shënonin përmes Scott McTominay në fund në minutën e 45-të.
Pjesa e dytë ishte më e luftuar, ndërsa Arsenali reagoi duke barazuar përmes Pierre Emerick Aubameyang, shkruan Indeksonline.
Arsenali me këtë pikë del në vendin e 4-të me 12 pikë, ndërsa Man Utd është i 10-ti me 9 pikë. /Indeksonline/