75 Mall Live Search
23:27 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Limaj: Vota për numrin 122 është votë për të ardhmen e vendit

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, ka takuar sonte në mbremje banorët e fshatrave Bllacë dhe Gjinoc të Suharekës, ku ka marrë përkrahje në garën për kryeministër të vendit.

Limaj ka thënë se Bllaca, Gjinoci dhe në përgjithësi komuna e Suharekës janë mobilizuar maksimalisht për të nxjerrë fituese Nismën dhe partnerët e saj në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Qytetarët anëkend vendit po mbështesin projektin tonë Bashkë për Shtetin, sepse është projekt që afron e bashkon njerëz të cilat duan të kontribojnë për të mirën e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.

Më tutje, Limaj ka thënë se vota për numrin 122 është votë për të ardhmen e vendit.