Dhurata Hoxha, e përkushtuar për fuqizimin e gruas
Dhurata Hoxha, Ministre në detyrë e Integrimit Evropian, sot ka takuar gratë e Mitrovicës dhe me këtë rast, ka shkruar se ishte rast të ritheksonte përkushtimin për fuqizimin e gruas në çdo fushë, vendimmarrje dhe çdo lëmi që gruan e bën të barabartë me burrin.
Ja postimi i Hoxhës:
Takimi me gratë e Mitrovicës ishte rast të ritheksoja përkushtimin tim për fuqizimin e gruas në çdo fushë, vendimmarrje dhe çdo lëmi tjetër që e bën të barabartë me burrin. Gjasat dhe mundësitë e barabarta janë vlerë e shtetit demokratik. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!#PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27

