75 Mall Live Search
09:40 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha takohet me Angelina Jolien, ka disa fjalë për të

Bebe Rexha ka marrë pjesë në premierën e “Maleficent: Mistress Of Evil” në Los Angeles, në të cilën rolin kryesor e luan aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie.

Këngëtarja e shqiptare me famë ndërkombëtare gjatë parakalimit në qilimin e kuq është takuar me yllin e filmi të cilën ajo e quan mbretëreshë, shkruan Indeksonline.

“U takova me mbretëreshën, ajo është e kompletuar”, ka shkruar e entuziazmuar Bebe.

Bebe dhe Angelina shkëlqyen në fustane të gjatë me ngjyrë të zezë.

Ndryshe, “Maleficent 2″ vjen pas versionit të parë të filmit në vitin 2014./Indeksonline/