Ndërron jetë ylli i operës
Ka ndërruar jetë këngëtarja e operës, Jessye Norman.
Fituesja e katër çmimeve “Grammy”, vdiq të hënën në mëngjes në spitalin Mount Sinai St.Luke të New Yorkut.
Që nga viti 2005 ajo vuajti nga dëmtimi i shumë organeve si edhe nga një dëmtim i palcës kurrizore.
“Ne jemi kaq krenarë për arritjet muzikore të Jessye dhe frymëzimin që ajo i dha audiencës në të gjithë botën që do të vazhdojë të jetë një burim gëzimi. Ne jemi po aq krenarë për përpjekjet e saj humanitare që adresojnë çështje të tilla si uria, pastrehia, zhvillimi i të rinjve, dhe arsimi i artit dhe kulturës”, tha familja e saj në deklaratë./Indeksonline/