Berisha: Fatin e Qeverisë së ardhshme duhet ta kenë në duar të guximshmit
Kandidatët për deputetë nga radhët e Nismës në Prizren u pritën nga banorët e fshatit Zhur sot.
Përmes një postimi në Facebook nga ky subjekt politik thuhet se kandidatët për deputetë nga radhët e Nismës në Prizren me një mobilizim të jashtëzakonshëm u pritën nga banorët e fshatit Zhur, të cilët edhe në të kaluarën edhe sot kanë ditur të rreshtohen përkrahë vizionit socialdemokrat të Nismës.
Ja postimi i plotë në faecebok:
Kandidatët për deputet nga radhët e Nismës në Prizren me një mobilizim të jashtëzakonshëm u pritën nga banorët e fshatit Zhur, të cilët edhe në të kaluarën edhe sot kanë ditur të rreshtohen përkrahë vizionit socialdemokrat të Nismës.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se fatin e qeverisë së ardhshme duhet ta kenë në duar njerëz të cilët janë të guximshëm të marrin vendime të mëdha për vendin, vendime këto që do të kontribuojnë në përmirësim të jetës së qytetarëve e në veçanti të rinjëve të cilën sot fatkeqësisht janë duke jetuar me një dinjitet të rrëmbyer.
Vendimet e mëdha i marrin njerëzit e mëdhenjë dhe natyrisht, në qeverinë e ardhshme vendimet për një Kosovë ndryshe do t’i merr kandidati ynë për kryeministër, Fatmir Limaj, tha Zafir Berisha.
NISMA Socialdemokrate është nisur në këtë betejë politike me
shumë spartanë të cilët po i prijnë rrugës tonë drejtë fitores së madhe.
Ne ndihemi të nderuar me ju që çdoherë jeni rreshuar përkrahë vizionit tonë
socialdemokrat, njësojë sikur sot që jeni bërë Bashkë për Shtetin, dhe fitoren
tonë të madhe në zgjedhjet e 6 tetorit, tha mes tjerash, Zafir Berisha.
Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci, dhe Adem Qemali, thanë se entuziazmi i qytetarëve të Kosovës e në veçanti entuziazmi i qytetarëve të Prizrenit, për të dhënë kontributin e tyre drejtë fitores së madhe të Nismës, dhe përkrahja për deputetët e Prizrenit, neve si deputet nga jep edhe më shumë vullnet për të kontribouar në të mirë të shoqërisë.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren
