Musliu-Shoshi takon qytetarët e Prekazit dhe Skenderajt, bisedon për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka takuar sot qytetarët e Prekazit dhe disa lagjeve të Skenderajt.
Me këtë rast Musliu-Shoshi deklaroi se bashkë me ta u bisedua për Dekadën e Re, për vizionin e PDK-së dhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, transmeton Indeksonline.

“ Vazhduam në fabrikën e këpucëve ‘Muli’, e cila është një storie suksesi i sektorit privat, të cilin ne planifikojmë ta shumëfishojmë si dukuri!
#PDK112 #KadriVeseli1 #ArianaMusliuShoshi30”, shtoi ajo./Indeksonline/








