Donika vendos lule te varri i dëshmorit në Gllogjan
Donika Kadaj-Bujupi ka lidhje shpirtërore me Gllogjanin dhe historinë e tij. Këtë herë, kandidatja për deputete ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të dëshmorit të kombit, Avdi Mujaj në Gllogjan.
“Nderime pranë varrit të dëshmorit të kombit, Avdi Mujaj në Gllogjan. Rruga jonë është e ndërtuar mbi sakrificën e dëshmorëve, të cilët vunë bazamentin e shtetit dhe lirisë sonë.
Asnjëherë nuk do t’i harrojmë dhe sakrifica e tyre do të nderohet e respektohet edhe institucionalisht, por nderimi më i madh për dëshmorët do të jetë duke e bërë Kosovën ashtu siç deshën ata”, shkruan Kadaj-Bujupi. Donika mban numrin 9 në listën për deputete të koalicionit AAK-PSD.