75 Mall Live Search
16:22 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Diego Costa mund të përfundoj në Katar

Skuadra nga Katari, Al Rayyan dëshiron të nënshkruaj me sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa.

Siç bën me dije “AS”, negociatat tashmë kanë filluar për ta bindur lojtarin të firmos me ta, shkruan Indeksonline.

Skuadra e Katarit, e menaxhuar nga trajneri turk, Bulent Uygun do të dëshiroj shumë të nënshkruaj me Costan që në janar.

Meghithatë Atletico do të përpiqet ta mbaj pasi ka kontratë deri në vitin 2021.

Al Rayyan ishin shumë afër nënshkrimit me Mario Mandzukic por negociatat u prishën kur kroati vendosi të mbetet me Juventusin. /IndeksOnline/