75 Mall Live Search
17:47 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Veturat e parkuara vend e pavend shkaktojnë tollovi në Prishtinë, këtë e pësojnë këmbësorët!

Këmbësorët në Prishtine thuajse janë më të pavend se çdokush tjetër.

E gjithë kjo pasi hapësirat e rezervuara për ta janë të bllokuara nga veturat.

Por nuk u mjafton vetëm kjo, vozitësit po bllokojnë edhe hyrje-daljet e banesave, hapësirat e destinuara për gjelbërim, por edhe pjesët e përcaktuara për çiklistët.

Problem edhe më i madh bëhet për nënat me karroca si dhe personat me nevoja të veçanta, të cilët nuk kanë hapësira të duhura për të kaluar në shumë pjesë të Prishtinës, si tek ‘Qendra e Regjistrimit Civil’, në Ulpianë, tek Qafa  në afërsi të stadiumit, tek Rruga e Zagrebi e shumë pjesë të tjera./Indeksonline/