Jo vetëm qytetarët, edhe partitë e tjera i bashkohen AAK-së në Artanë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po prezanton programin e saj gjatë kësaj fushate me konceptin 100 % shtet.
Sot, kjo parti e cila po takohet me të gjithë qytetarët në çdo cep të vendit, sot ka mbajtur një tubim në Artanë.
Kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Daut Haradinaj, përmes një shkrimi dhe disa imazheve të publikuara në llogarinë Facebook, është shprehur të jetë i impresionuar me pritjen nga banorët e Artanës.
Ai ka thënë se përveç qytetarëve, edhe partitë e tjera, kanë zgjedhue konceptin 100% shtet.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
I befasuar me pritjen që na u bë në Artanë.
Krahas shumë qytetarëve nga të gjitha partitë që ju bashkuan AAK-së, më nderuan me besim dhe bashkim rreth konceptit shtet 100% edhe asambleisti i LDK-së, Jahir Zeqiri, si dhe aktivisti i PDK-së Bajram Abazi, zyrtar i lartë në Sherbime Publike.
Na priftë e mbara!
DH




