I veçantë, Gani Dreshaj thotë se kjo kandidate e PDK-së meriton të votohet
Derisa të gjithë po bëjnë fushatë që të mbledhin vota për vete dhe subjektin politik nga vijnë, është Gani Dreshaj nga AAK i cili përherë befason me deklaratat e tij.
Një nga politikanët më të zëshëm dhe më të komentuar në Kosovë, përmes statusit të fundit të publikuar në Facebook ka treguar se është njeri me parime, i drejtë dhe pa inate.
Ai madje, po përkrah një femër nga partia e PDK-së që synon një ulëse në parlament.
Dreshaj, ka zgjedhur Ariana Musliu Shoshin, që t’ua sygjerojë qytetarëve që ta votojnë, pasi që e sheh si të duhur dhe një femër mjaftë të përgatitur.
Ky është postimi i plotë i Dreshajt:
Unë jam politikan pak më ndryshe se të tjerët. Fakti që politikën nuk e kam ekzistencë, mbase më bën të mendoj më ndryshe ?.
Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen të votojnë për PDK-në në zgjedhje, sygjeroj që të votojnë një kandidate tejet të përgatitur e cila është pjesë e asaj liste.
Ariana Musliu-Shoshi që mbanë numrin 30 në listën e PDK-së është një femër e jashtëzakonshme.
Kam patur rastin të jem pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kemi fat që kemi femra të përgatitura si ajo.
Ariana Musliu-Shoshi është e shkolluar në universitete prestixhioze ndërkombëtare, është familjare, e dëshmuar dhe me prejardhje nga prindër kontribues për atdheun.
Sygjerimi im vlen për votuesit e PDK-së, ngase kemi fat që femra të zonja e të shkolluara të kemi me bollëk edhe në listën e AAK-PSD, por për shkak të konkurrencës nuk do të bëj preferenca publike ?.
G.D
