75 Mall Live Search
21:33 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Krasniqi: Me kandidatin tonë kryeministër, dinjitetshëm do i përmbyllim bisedimet me Serbinë

Nisma Socialdemokrate në tubimin me qytetarët dhe strukturat saja në Fushë Kosovë, shprehu bindjen se kjo parti do jetë gjithsesi pjesë e qeverisë së ardhshme dhe se vetëm Fatmir Limaj duhet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi tha se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për më shumë barazi dhe drejtësi, të cilin vetëm Nisma Socialdemokrate mund tua ofrojë.

Derisa ka vlerësuar se Nisma është për ndryshimin që duhet t’i ndodh Kosovës, Krasniqi tha se Kosova përmes Nismës do avancojë edhe në sistemin arsimor dhe ekonomik.

Krasniqi tha se Fatmir Limaj është kandidati më kompetent që duhet të jetë në krye të qeverisë së ardhshme të Kosovës.

“Angazhimi ynë është që qytetari i Kosovë të rinj dhe të rejat e Kosovës perspektivën e tyre ta shohin në Kosovë, në atdheun tonë të përbashkët. Kam fatin të njoh të gjithë kandidatët tjetër që garojnë për kryeministrin e Kosovës, por jam i bindur se kandidati ynë është kandidati që ka një përvojë jetësore në shërbim të vendit, që është profesionist i mirë në profesionin e tij si jurist dhe në praktikën e tij qeverisëse ka treguar se është në shërbim të qytetarëve. Wshtë kandidati më kompetentë për të qeverisur në qeverinë e ardhshme… Duke e pasur kryeministër kandidatin tonë, Kosova do t’i zhvillojë bisedimet me dinjitet dhe menjëherë pas kësaj, jam i bindur se shteti i Kosovës, Qeveria e Kosovës, do jetë qeveria më e suksesshme krahasim mw të gjitha qeveritë e deri tashme”, deklaroi Krasniqi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate ka kritikuar subjketet tjera politike, se po vazhdojnë me premtime marramendëse, me qëllim të mashtrimit të qytetarëve.

“Bindja ime është se propozimet marramendëse që i dhënë nuk e kanë asnjë bazë, nuk kanë terren ku mund të zhvillohen dhe vërtet për mua është e qartë, ata njerëz vijnë me mashtruar, ata njerëz nuk e dinë çka është shteti, nuk e dinë se çka është buxheti dhe nuk e dinë se sa e kanë buxhetin e shtetit të tyre”, tha Krasniqi.