Reperët më të mirë shqiptarë në një fotografi
Ata kanë ndërtuar një karrierë të gjatë dhe prej vitesh sjellin hite të një pas njëshme.
Reperët si Ledri Vula, Mc Kresha, Lyrical Son, Lumi B, pa dyshim mund të konsiderohen si reperët më të mirë shqiptarë, shkruan Indeksonline.
Këta artistë fantastikë përveç solove, të shumta i kanë edhe bashkëpunimet me njëri-tjetrin, ndërsa ata janë edhe miq të mirë që krahas angazhimeve shpesh herë janë së bashku edhe në kohën e lirë.
Së bashku reperët janë parë edhe në një fotografi të publikuar nga faqja zyrtare e grupit “Pint”, ndërsa së bashku shihet edhe reperi nga Amerika, Singullari.
“Vetëm për Hip-Hop”, shkruan mbi imazh, ndërsa nuk kanë dhënë detaje nëse po përgatisin ndonjë tjetër bashkëpunim./Indeksonline/