75 Mall Live Search
11:26 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Digjet stalla e shtazëve në Fushë Kosovë

Një stallë e shtazëve në Fushë Kosovë është përfshirë të martën nga zjarri.

Policia e Kosovës njofton se ky rast ka ndodhur në rrethana të panjohura, përcjellë IndeksOnline.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz./IndeksOnline/