Ali Berisha: Do t’i japim kah të duhur shëndetësisë
Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Ali Berisha ka thënë se shëndeti publik është përgjegjësi shtetërore dhe si e tillë programi i tyre garanton rritje të efikasitetit të shpenzimeve buxhetore përmes SHKSH-së në mënyrë që sistemi i shëndetësisë publike të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë për qytetarët.
Në një statusi në Facebook ai ka thënë se i kemi kapacitetet e nevojshme profesionale që shëndetësisë t’i japim kah të duhur.
Shëndeti publik është përgjegjësi shtetërore!
Shërbimet Kombëtare Shëndetësore – ShKSh – janë nevojë bazike për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Programi ynë garanton rritje të efikasitetit të shpenzimeve buxhetore përmes ShKSh-së në mënyrë që sistemi i shëndetësisë publike të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë për qytetarët.
Shërbimet Kombëtare Shëndetësore
do t’i orientojmë te nevojat e qytetarëve, duke rritur cilësinë dhe duke i
funksionalizuar të gjitha kapacitetet humane në raport me nevojat e pacientëve.
Në afat optimal do të funksionalizohet Sistemi i Informimit shëndetësor dhe
Sistemi i menaxhimit financiar. Këto do t’i paraprijnë funksionalizimit të
Sigurimeve Shëndetësore, të cilat përbëjnë thelbin e reformimit të
shëndetësisë.
Stafi mjekësor do të trajtohet me
kujdes të shtuar, të cilët falë qeverisë Haradinaj që aprovojë ligjin për paga,
nga muaji dhjetor do të marrin paga të dinjitetshme.
Trajnimet dhe avancimet në karrierë në hap me zhvillimet teknologjike mjeksore
janë thelbi i shërbimeve cilësore mjeksore dhe në këtë drejtim do të reagojmë
qysh në vitin e parë qeverisës.
I kemi kapacitetet e nevojshme profesionale që shëndetësisë t’i japim kah të duhur.