BMW-ja prezanton X5 M dhe X6 M
BMW-ja ka zbuluar 2020 X5 M dhe X6 M, përpara debutimit të tyre në garën DTM këtë fundjavë në Hockenheim.
Duke filluar me pjesën kryesore, të dy modelet kanë një motor 4.4 litra M TwinPower Turbo V8 që prodhon 592 kuajfuqi (441 kw / 600 PS) dhe 553 lb-ft (750 Nm) çift rrotullues. Fuqinë e përcjellin përmes një transmisioni me tetë shpejtësi M Steptronic i cili dërgon energji në një sistem të rregulluar posaçërisht me të gjitha rrotat aktive, me një diferencial aktiv M.

Kjo mundëson që X5 M dhe X6 M të përshpejtojnë nga 0 në 100 kilometra në vetëm 3.9 sekonda. Modelet shpejtësinë maksimale e kanë të kufizuar në mënyrë elektrike në 250 km/orë, por Paketa opsionale e Shoferit M e rrit atë numër në 290 km/orë.

Blerësit që kërkojnë diçka më të fuqishme mund të zgjedhin variantet e reja Competition. Ato kanë një motor të azhurnuar që zhvillon 617 kuajfuqi (460 kW / 625 PS) dhe 553 lb-ft (750 Nm) çift rrotullues. Kjo ul kohën 0-100 km/orë në 3.8 sekonda, por shpejtësia e maksimale mbetet e pandryshuar.

Cmimet pritet të fillojnë rreth 90,000 euro për X5 M dhe 100,000 për X5 M Competition. Ndërsa rreth 100,000 euro për X6 M dhe 120,000 për X6 M Competition. /IndeksOnline/





