75 Mall Live Search
14:11 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Analistët politikë i japin arsyet se pse Skënder Reçica i duhet Kuvendit të Kosovës

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të 6 tetorit përbërja e Kuvendit të Kosovës, do të duket ndryshe.

Partitë politike kanë paraqitur listat e tyre me kandidatët që po synojnë vendet në Kuvend, e që janë shndërruar në lypsarë votash, duke paraqitur programet qeverisëse me qëllim të joshjes së votuesve potencial.

Në mesin e tyre janë edhe 110 kandidatët nga koalicioni Nisma-AKR-PD, në krye me kandidatit për kryeministër Fatmir Limaj.

Pse duhet të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë këta kandidatë dhe cilët janë të preferuarit e tyre, në “Zonën zgjedhore” në Klan Kosova kanë dhënë arsyetimet dhe preferencat e tyre analistët Faton Abdullahu, Rrahman Paçarizi, Ismajl Tasholli, Adrian Çollaku dhe Valon Syla.

Që të gjithë analistët kanë preferuar që kandidati për deputet Skënder Reçica duhet të jetë pjesë e Kuvendit pasi sipas tyre ai e ka dëshmuar veten sa ishte ministër MPMS-së.

Ata thanë se Skënder Reçica ka bërë punë të mirë në MPMS dhe është njohës i mirë i politikave sociale./Indeksonline/