Ariana dhe Ermali të lumtur pranë 4 fëmijëve të tyre
Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Fejzullahu njihet për këngët e tij që shumë shpejt kthehen në hite, shkruan Indeksonline.
Ai është mjaft i pëlqyer nga fansat e shumtë që e ndjekin hap pas hapi.
Ermali dhe gruaja e tij Ariana para disa ditësh, u bënë prindër për herë të katërt.
Ata u gëzuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ana.
Së fundmi Ariana ka ndarë një fotografi me fansat, ku shihen në shtëpi të lumtur me familjen e tyre 6 antarëshe, me 3 vajza dhe një djalë. /Indeksonline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/10/71490293_512357502884007_1094301570452946944_n.jpg)