Reçica: Ëndrra jonë për Prishtinën do të bëhet realitet më 6 tetor
Kandidati për deputet nga NISMA Socialdemokrate, Skender Reçica, ka thënë se Prishtina tashmë ka vendosur për ndryshimet e mëdha në të mirë të vendit me Fatmir Limajn kryeministër.
Reçica theksoi se NISMA ka një ëndërr për Prishtinën e cila do të bëhet realitet më 6 tetor.
Postimi i plotë:
Ishim sot në kryeqendër, në Prishtinën e studentëve, të rinisë dhe shumë pranverave me lotë, në Prishtinën e vuajtjeve dhe krenarisë, të gëzimeve dhe dashurisë, në Prishtinën e kalitjes së intelektualëve në rrugëtimin e drejtë të kombit tonë, në vendin e vlerave perëndimore!
Prishtina tashmë ka vendosur për ndryshimet e mëdha në të mirë të vendit, ka vendosur për një qeverisje më të mirë për qytetarët, të udhëhequr nga simboli i kohës tonë, Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Fatmir Limaj.
Ne e kemi një ëndërr për Prishtinën dhe do ta bëjmë atë realitet më 6 Tetor, duke votuar NISMA-n Socialdemokrate në krye me Kryeministrin Fatmir Limaj!





