75 Mall Live Search
21:18 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ky është 21 vjeçari shqiptar që po i ‘çmend’ vajzat në Zvicërr

Një djalë simpatik me origjinë shqiptare do të jetë protagonist i një emisioni që starton së shpejti në Zvicër, “Der Bachelor”.

Bëhet fjalë për Patrik Haziri, 21 vjeç, i cili është me origjinë nga Bujanoci.

Albinfo.ch bën me dije se Neziri vjen nga një familje e pasur me origjinë shqiptare, që ka një numër të madh biznesesh në Cyrih, Zvicër.

Patrik Haziri pritet të përjetojë eksperienca të ndryshme romantike me 21 vajza simpatike.

Mirëpo, vetëm njëra prej tyre do t’i rrëmbejë në fund zemrën. “Der Bachelor”, i cili do të transmetohet në televizionin zviceran “3+”, pritet të fillojë në mes të muajit tetor.