75 Mall Live Search
21:45 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Endrit Shala: Rinia e Kosovës tash e ka një adresë për përkrahje

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate Endrit Shala është shprehur i ngazëllyer me përkrahjen që ka marrë nga rinia e Kosovës në tubimin elektoral në Prishtinë.

Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar përkrahësit duke u premtuar se ai do jetë dora e përkrahjes kurdo që ata kanë nevojë.

Shala ka thënë se  me 6 tetor ai dhe Nisma do të festojnë bashkë për shtetin.

Statusi i plotë:

Rinia e Kosovës ka zgjedhur Nismën Socialdemokrate për adresë të tyre

Veç edhe dy ditë na ndajnë nga dita kur me gjithë këta të rinj dhe mijëra qytetarë të tjerë nga e  gjithë Kosova, do të festojmë Bashkë për Shtetin.

Rinia e Prishtinës dhe e gjithë Kosovës, tash e kanë një adresë për përkrahje, një adresë për të adresuar problemet, dhe do ta kenë një qeveri që do u zgjat dorën kurdo që ata kanë nevojë.

Tubimi i sotëm në Prishtinë është prova më e mirë që rinia e ka zgjedhur rrugën socialdemokrate, për ta dhe për Kosovën.

Mbeta i fascinuar me gjithë vullnetin e kësaj rinie për ndryshim, me vullnetin e tyre për ta bërë kthesën në Kosovë, për ta përkrahur Nismën Socialdemokrate.

Faleminderit që ishit me ne sonte, faleminderit që bashkë po e bëjmë të mundur fitoren.

Unë dhe NISMA Socialdemokrate do të jemi gjithmonë dora juaj mbështetëse.

E.SH

#BashkëpërSh8in

#MeFatmirLimajnkryeministër

#EndritShala8

#Nisma122