75 Mall Live Search
22:36 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gruaja që vuante nga ‘Leukemia akute’ bëhet nënë, dokorët i thanë që nuk mund të mbeste kurrë shtatëzënë!

39 vjeçarja, Ann Hope nga Billingham në Teesside, ndjente një lodhje ekstreme, dhimbje të muskujve dhe vështirësi  në frymëmarrje përgjatë muajit mars të vitit 2016.

Kur simptomat e saj nuk arritën të lehtësohen, ajo përfundimisht u referua për një test gjaku, i cili zbuloi se ajo kishte leuçemi akute mieloide, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Mjekët thuhet se e paralajmëruan se ajo ishte ’48 orë nga vdekja’.

 Zonja Hope filloi kimioterapinë të nesërmen (ajo është fotografuar menjëherë pasi humbi flokët).

Mjekët i thanë që ajo e kishte të pamundur të linde fëmijë, kjo për shkak të kimioterapisë. Por, kjo nuk doli aspak e vërtetë, pasi vetëm disa muaj më vonë ajo mbeti shtatëzënë.

Zonja Hope, pra, ishte e emocionuar kur mbeti shtatzënë me vajzën e saj Eden, tani 15 muaj, menjëherë pasi u martua me të fejuarin e saj Matty, 41 vjeç. /Indeksonline/