Interi e gjen “babën”, mposhtet nga Barcelona
Barcelona ka mposhtur Interin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Italianët kaluan të parët në epërsi me golin e Martinez që në minutën e tretë të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Luis Suarez në minutën e 58-të të ndeshjes.
Suarez ishte ai që i solli fitoren skuadrës së tij duke shënuar golin më të rëndësishëm në minutën e 84-të. /IndeksOnline/
Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka kapur Dortmund-in në kreun e renditjes së Grupit F me katër pikë, ndërsa Inter-i është në të tretin me një pikë, po aq sa Slavia Prague, që mban vendin e fundit për shkak të diferencës së golave. /IndeksOnline/