Futbollistët e Ballkanit befasojnë Ismet Munishin për ditëlindjen
Ismet Munishi sot feston ditëlindjen e tij të 45-të.
Futbollistët e Ballkanit e kanë befasuar atë në stërvitje, duke i bërë një dhuratë për këtë festë.
“Pas fitores se djeshme ne Ferizaj, sot qershia mbi tortë. Futbollistet e FC Ballkani festojne ditëlindjen e superstrategut Ismet Munishi. Urime trajner!”, shkruan faqja e Ballkanit në Facebook.
Ballkani aktualisht është në vendin e parë me 17 pikë së bashku me Llapin. /IndeksOnline/