Nën kërcënim e armës, 2 persona sulmojnë dhe ia grabisin paratë një qytetari
Policia e Kosovës përmes raportit 24- orësh njofton rreth një grabitjejeje që ka ndodhur të martën rreth orës 22:00 në Pejë.
“Viktima mashkull k/shqiptar ka raportuar se dy persona të panjohur duke e sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës ia kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur”.
Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/