75 Mall Live Search
14:20 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Me dush të nxehtë e të gjatë mund të digjni aq kalori, sa kur bëni ecje 30-minutëshe

Bërja e dushit të gjatë dhe relaksues mund t’ju ndihmojë të digjni kalori të padëshiruara.

Sipas një studimi të bërë është vërtetuar se përveq që ndikon në shpejtimin e djegies së kalorive, gjithashtu edhe e përmison nivelin e sheqerit në gjak.

Një hulumtim i kryer nga një fiziolog ushtrimesh në Universitetin Loughborough, në Mbretërinë e Bashkuar, tregoi se burrat që kanë bërë dush një orësh me ujë në 40 ° C kanë djegur rreth 140 kalori.

Gjithashtu tregoi se banja e nxehtë uli nivelet e tyre të sheqerit në gjak në mënyrë më efikase sesa ushtrimet, gjë që është veçanërisht e dobishme për njerëzit me diabetin e tipit 2.

Eksperimenti u bë vetëm te burrat, kështu që gratë mund të përgjigjen ndryshe dhe mund të mos djegin aq kalori sa burrat. Rezultatet varen nga pesha dhe lloji i trupit të personit dhe për ato arsye, është e vështirë të parashikosh rezultatin./Indeksonline/.