Gruaja e Rakitic “sulmon” trajnerin e Barcelonës
Raquel Mauri, gruaja e Ivan Rakitic, ka kërkuar respekt për bashkëshortin e saj.
Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një artikull të Manu Carreno, gazetare e Cadena SER, në lidhje me lënien përsëri në stol të burrit të saj në ndeshjen që Barça luajti kundër Inter-it në Champions League.
“Megjithatë, nuk demoralizohesh, je një shembull urtësie dhe profesionalizmi. Për të gjitha këto të dua, je i madh dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë”, ka shkruar Raquel.
Lojtari nuk bën më pjesë në planet e Eernesto Valverde-s, që e ka aktivizuar vetëm një herë si titullar. Kroati ka luajtur 5 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet.
