Sulmohet gazetarja gjatë transmetimit drejtpërdrejtë
Një gazetare spanjolle u sulmua drejtpërdrejt nga protestuesit ndërsa ajo raportoi për protestat që shënuan përvjetorin e dytë të referendumit për pavarësinë katalunase.
Laila Jiménez nga rrjeti televiziv spanjoll Telecinco ishte në kamera duke raportuar për protestat që po zhvilloheshin rreth saj kur ajo u godit me një gjësend që besohet se ishte kanaqe me Red Bull.
Jiménez besohet se nuk ka pësuar dëmtime gjatë incidentit, por ishte e detyruar të ndryshojë vendndodhjen për të vazhduar punën e saj./Indeksonline/.

