75 Mall Live Search
20:52 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopez dhe Maluma, yjet latine bëhen bashkë

Në muzikë, film dhe artin në përgjithësi komuniteti latin gëzon emra të njohur që kanë prekur majat e sukseseve botërore.

Një nga ata që e fillojnë këtë rrugëtim e para është padyshim ylli i muzikës, Jennifer Lopez, ndërsa ai që po e vazhdon këtë me hapa të sigurt është këngëtari i ri Maluma, shkruan Indeksonline.

E kush nuk do të dëshironte që të shihet në një projekt të përbashkët këtë dyshe fantastike? Epo ky moment ka ardhur.

J.Lo dhe Malumën do t’i shohim që bashkun në një projekt filmik, tashmë xhirimit e filmit të ri “Marry Me” kanë filluar.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe fotografit e përbashkëta të dy artistëve.

Në këtë film rolin kryesor ka Lopez teksa Maluma luan rolin e të fejuarit të saj.

“Arti i bashkëpunimit … është ajo që dua për këtë biznes !!! Magjia e vërtetë ndodh kur frymëzimi plotëson mungesën e egos. Është argëtuese kur artistë të ndryshëm mblidhen për të krijuar diçka të veçantë dhe të vërtetë dhe reale për të gjithë që e përjetojnë dhe e shijojnë”, u shpreh Jennifer lidhur me filmin.

Data e saktë e lansimit të filmit ende nuk është bërë e ditur, por pritet të ketë premierën në vitin 2020./Indeksonline/