Vetura godet motoçiklistin, në Gjilan
Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten në Gjilan.
Një veturë derisa ishte duke tejkaluar në rrugë ka goditur një motoçiklist, raporton IndeksOnline.
“Motoçiklisti mashkull K-Shqiptar ka informuar se derisa ishte duke ngasur motorin e tij, një veturë e panjohur ka bërë tejkalim të pasigurt dhe në këtë rast është rrëzuar nga motori i tij”, ka njoftuar Policia.
Motoçiklisti ka pranuar tretman mjekësor./IndeksOnline/