75 Mall Live Search
12:27 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Të rriten taksat për cigaret” – propozim i ish-ministrit të Shëndetësisë për ta ulur duhanpirjen

Numri i personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës është në rritje të vazhdueshme, madje duke prekur mosha të reja.

60% e vdekjeve në vendin tonë ndodhin për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Përveç ushimmit, mungesës së aktivitetit fizik, shkak kryesor është konsumi i duhanit. Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili futi në shina zbatimin e ligjit antiduhan  në vitin 2014 dhe që u vlerësua me çmim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë,  për këtë vijon ende me ide për ta frenuar edhe me konsumin  e duhanit . Këtë radhë,  përveç  ndikimit në promocion, ai kërkon të rritet taksimi i duhanit dhe produkteve që përmbajnë sheqer

“Produktet e duhanit taksohen njëlloj si para tre viteve .Ka ardhur koha të ndryshojë taksimi, por njëkohësisht edhe për sheqernat”, deklaron Ilir Beqaj.

Në fakt pyetja që i drejton mjeku kardiolog pacientit të tij  është a konsumon  duhan  dhe çfarë ushqimesh konsumon zakonisht . Shqiptarët, një pjese e mirë e të cilëve është përballur me infraktin  te vetja e tyre apo te një i afërm duhet të mësohen me një stil jetese të shëndetshëm.