Trumpi për skandalin “Ukraina”: Si president e kam për detyrë ta luftoj korrupsionin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar për rastin “Ukraina”, duke thënë se si president që është e ka për detyrë t’i japë fund korrupisonit ëshë nëse kjo gjë kërkon ndihmën e shteteve të huaja.
Ai është arsyetuar nëpërmjet një postimi në Twitter, se kjo gjë është bërë gjithmonë dhe nuk ka asgjë të bëjë më politikën ose fushatën zgjedhore të Joe Bidenit, por ka të bëjë vetëm me korrupisonin.
As President I have an obligation to end CORRUPTION, even if that means requesting the help of a foreign country or countries. It is done all the time. This has NOTHING to do with politics or a political campaign against the Bidens. This does have to do with their corruption!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 4, 2019
Ndryshe skandali “Ukraina”, është komentuar shumë nga mediat kohët e fundit, për asrsye se presidenti Trump kishte biseduar në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski, të cilit i kishte kërkuar ta hetonte kundërshtarin e tij politik ish- zëvëndëspresidentin e SHBA-së njëherësh edhe kandidat për president në zgjedhjet 2020 në SHBA, Joe Bideni me akuzën se ishte përfshirë në një aferë korruptive ./Indeksonline/