75 Mall Live Search
16:36 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mësimdhënëset femra mbizotërojnë në BE

Femrat përbëjnë 72% të numrit total të mësuesve në BE, ndërsa vetëm në Letoni përbëjnë 87% të numrit të përgjithshëm, sipas Eurostat.

Numri i femrave mësuese në vendet e BE ishte 4.2 milion nga gjithsej 5.8 milion në vitin 2017, tha zyra evropiane e statistikave.

“Mesueset femra ishin me numër më të lartë në Letoni (87%), Lituani (85%), më tutje vazhdon Bullgaria, Estonia dhe Sllovenia (83%), thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.

Danimarka dhe Luksemburgu kishin numrin më të madh të mësuesëve meshkuj.

Ndërsa 36% mësimdhënës në vendet anëtare të BE-së ishin të moshës 50 vjeç ose më shumë, 9% e tyre ishin 60 vjeç dhe 9% ishin nën moshën 30 vjeç./Indeksonline/