75 Mall Live Search
22:02 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dhurata Hoxha: Voto PDK, për fuqizimin e gruas, sundimin e ligjit, për gjasa e mundësi të barabarta

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, Dhurata Hoxha, ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë, për përfaqësuesin e duhur, partinë dhe platformën, për qytetarët dhe shtetin, e ato i ka numri 112 dhe Partia Demokratike.

Znj. Hoxha ka ftuar qytetarët, në veçanti votuesit që për herë të parë votojnë, ta votojnë numrin 27, sepse, ajo ka dëshmuar me vepra se e lufton korrupsionin, ka kontribuar për fuqizimin e grave, ka kontribuar në fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë. 

Dhurata Hoxha ka theksuar po ashtu se “gratë dhe të rinjtë duhet ta gjejnë lumturinë, këtu, duke u fuqizuar ekonomikisht, me perspektivë dhe të lumtur në Republikën e Kosovës, prandaj, voto! Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!”

Ja postimi i plotë i znj. Hoxha në rrjetin social:

“Qytetare e qytetar i nderuar, Ti që je me të drejtë vote, ti që voton për herë të parë,

Të ftoj të dalësh në votim, më 6 tetor. Vota jote, merr vlerë e peshë, kur atë ia besoni përfaqësimit të duhur, në partinë e duhur, me platformë politike dhe ofertë për qytetarët dhe shtetin, për mandatin 4 vjeçar.
Të gjitha këto kushte i plotëson votimi i numrit 112 dhe Kadri Veselin, me numrin 1, për Kryeministër.

Kërkoj votën tënde po ashtu, për numrin 27.E kërkoj votën për PDK, Kadri Veselin dhe numrin tim, 27, për shumë arsye.

Republikën e Kosovës e dua pa korrupsion, shtet me gjasa e mundësi të barabarta, të zhvilluar ekonomikisht me ndërmarrësi dhe inovacion.
E kërkoj votën tënde, sepse, kam dëshmuar me vepra se e luftoj korrupsionin, kam kontribuar për fuqizimin e grave, kam kontribuar në fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë tonë dhe sundimin e ligjit.

Gratë dhe të rinjtë duhet ta gjejnë lumturinë, këtu, duke u fuqizuar ekonomikisht, me perspektivë dhe të lumtur në Republikën e Kosovës, prandaj, voto! Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!

Falënderoj të gjithë përkrahësit dhe mbështetësit e kësaj fushate, të cilët na u gjendën pranë dhe përcollën mesazhin tonë, mesazhin e fitores së vizionit tonë, platformën e Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli.

#PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27”