75 Mall Live Search
22:06 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Hoxhaj: PDK sonte pushtoi zemrën e Prishtinës, PDK do të fitojë të dielën

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në publikimin e fundit që ka bërë në rrjete sociale, ka thënë se PDK do të fitojë të dielën.

Aktualisht Zëvendëskryeministër i Kosovës, por edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, në tubimin përmbyllës të PDK-së në Prishtinë, ka thënë se mijëra simpatizantë të PDK-së sot dhanë edhe njëherë porosinë për të ardhmen e vendit.

Hoxhaj, tha se Kosova do të fitojë të dielën, PDK do të fitojë të dielën, për Kosovën perëndimore.

Shkrimi i plotë i Hoxhajt në Facebook, bashkangjitur me fotografi nga tubimi në Prishtinë:

Sonte PDK pushtoi zemrën e kryeqytetit. Mijëra simpatizantë të PDK-së nga sheshi Zahir Pajaziti dhanë edhe njëherë porosinë për të ardhmen e vendit, për Kosovën e fuqishme me miqtë e saj ndërkombëtarë. PDK është më e gatshme se kurrë për të ecur përpara! Kosova do të fitojë të dielën! PDK do të fitojë të dielën! Për Kosovën perëndimore!

Voto #EnverHoxhaj me numrin #4, voto #PDK me numrin #112