75 Mall Live Search
12:04 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kësi dedikime romantike di të bëjë vetëm Barack Obama!

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, e kanë festuar përvjetorin e 27-të të martesës.

Ata u martuan në vitin 1992, ndërsa mediat amerikane i kanë përshkruar si çiftin më të qëndrueshëm duke e konsideruar si shembull për shumëkënd.

Përmes mesazheve të ndjeshme, ata e kanë uruar njëri-tjetrin përmes postimeve në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar edhe fotografitë nga martesa.

“Para 27 vitesh, ky njeri më premtoi një jetë plot aventura. Mund të them se i ka përmbushur. Kjo është për kapitullin tonë të ri pasi kemi mbetur fole e zbrazur (pas largimit të fëmijëve) dhe po zbulojmë çfarë po na pret – derisa në të njëjtën kohë po e ndjejmë magjinë e asaj që na ka mbajtur bashkë gjatë gjithë këtyre viteve. Urime përvjetorin, Barack”, ka shkruar Michelle.

“Siç kanë thënë ‘The Beatles’: ‘Po bëhet gjithnjë e më mirë’. Faleminderit, zemër, për 27 vite të mrekullueshme!”, ka shkruar Barack në Twitter.