Çifti i njohur bëhen prindër për herë të tretë
Aktorët e njohur Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë bërë prindër për herë të tretë para tre muajsh por e kanë mbajtur të fshehtë deri tani.
42 vjeçari dhe 31 vjeçarja që janë prindër edhe të dy vajzave të tjera ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht lajmin për fëmijën e tretë të cilit nuk I është zbuluar gjinia, shkruan Indeksonline.

Dyshja e famshme u martuan në vitin 2012 dhe njoftuan që po bëheshin prindër për herë të tretë në muajin maj gjatë premierës së Pokemon:Detective Pikachu.

Ndryshe, ata janë ndër çiftet më të njohura dhe më të komentuara në Hollywood./Indeksonline/