75 Mall Live Search
15:28 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ngordhin 6 elefantë, duke provuar të shpëtonin njëri-tjetrin nga ujëvara

Gjashtë elefantë kanë ngordhur në Tajlandë pasi u përpoqën të shpëtonin njëri-tjetrin nga një ujëvarë famëkeqe.

Zyrtarët thanë ka ndodhur pasi një elefant i vogël u rrëzua mbi ujëvaren në Parkun Kombëtar Khao Yai të Tajlandës Jugore dhe të tjerët shkuan që ta shpëtonin.

Dy elefantë të tjerë janë vërejtur në një skaj të shkëmbit afër dhe autoritetet Thai janë duke u përpjekur t’i lëvizin ato.

Ka pasur raste të ngjashme më parë në të njëjtin ujëvarë, të njohur në vend si Haew Narok (Ujëvara e Ferrit).

Edëin Wiek, themeluesi i fondacionit të kafshëve të egra, tha se çdo elefant i lënë në tufë do të ketë vështirësi të mbijetojë pasi kafshët mbështeten tek njëri-tjetri për mbrojtje dhe gjetje të ushqimit.

Rreth 7,000 elefantë aziatikë mbeten në Tajlandë, me më shumë se gjysmën që jetojnë në robëri. /IndeksOnline/