Milan me zor arrin fitoren, lehtësohet Giampaolo
Milan ka arritur të fitojë në udhëtim ndaj Genoas me rezultat 1:2.
Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi përmes Schones të ardhur nga Ajax, ndërsa rosonerët treguan fytyrën e vërtetë dhe rikthyen rezultatin në favorin e tyre, shkruan Indeksonline.
Fillimisht, ishte Theo Hernandez që realizoi për të barazuar rezultatin, ndërsa në minutën e 56-të,Biraschi luajti me dorë në zonën e rreptësisë me ç’rast u ndëshkua me të kuq dhe u akordua penallti për Milanin.
Nga pika e bardhë i saktë ishte Kessie që i dhuroi Milanit tri pikë të rëndësishme, ndërsa trajnerit të tij një lehtësim pasi që pozita e tij si trajneri i klubit nuk është aspak stabile./Indeksonline/