Veseli: Uroj që të gjithë qytetarët t’i japin perspektivën Kosovës tonë perëndimore
Kandidati për kryeministër, njëherësh edhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sapo ka votuar për zgjedhjet parlamentare të Kosovës.
Veseli pas votimit ka folur para mediave i cili ka thënë se është një ditë e madhe për Kosovën, përcjell Indeksonline.
“Sot është një ditë e mirë për Kosovën tonë të shenjte, i uroj gjithë qytetarët e vendit të japin perspektiven Kosovës tonë perëndimore, të ardhmes dhe fëmijëve tanë”, u shpreh Veseli.
Veseli i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë votuar ne qendrën e votimit në shkollën fillore” Faik Konica” në Prishtinë. /Indeksonline/

