75 Mall Live Search
11:21 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Proces i qetë i votimit në Drenas

Procesi i votimit po rrjedhë normalisht në Drenas dhe në fshatrat e kësaj komune. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe se deri në orën 11:00 nuk është regjistruar asnjë parregullsi.

Menagjeri i Qendrës së Votimit në Shkollën “Rasim Kiqina” në Drenas, Rrahim Muleta ka thënë për Indeksonline se deri në orën 10:00 në këtë qendër votimi kanë dalë 150 qytetarë për të votuar, apo 4.36 % e qytetarëve për të drejtë vote në këtë qendër.

Sipas tij, në këtë qendër të votimit të drejtë vote kanë 3 433 qytetarë të cilët mund të votojnë në pesë vendvotime./Indeksonline/